Thaçi: Zgjedhjet e përgjithshme në 2018 dhe lokale në vitin 2017
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se ato do të mbahen në vitin 2018">2018.
Sipas tij, ashtu edhe siç parashihet, zgjedhjet lokale do të mbahen në 2017, ndërsa ato nacionale në 2018">2018.

"Atëherë qytetarët do t’i shpërblejnë ata që kanë punuar dhe do t’i ndëshkojnë ata që e kanë dëmtuar vendin", është shprehur Thaçi.
Gjithashtu, ai në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës ka thënë se protestat e dhunshme të opozitës po i rrezikojnë të gjitha të arriturat e Kosovës që janë bërë deri më tani.

Ndërkaq kryeministri Isa Mustafa i ka ftuar që protestat e nesërme të jenë paqësore.

"Kosova ka përjetuar mjaft dhunë dhe nuk është mirë që përmes dhunës të synohet pushteti”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2016, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori