Thaçi: Zgjedhje të lira e demokratike
Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Xavier Bout de Marnhac.

Thaçi dhe shefi i EULEX-it, kanë biseduar për gjendjen aktuale politike në vend, me theks të veçantë për procesin e mbajtjes së zgjedhjeve. Thaçi ka vlerësuar se ky proces ishte i qetë dhe në përputhshmëri me standardet e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Nga ana e tij, shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, shprehu vlerësimin se aspektet e sigurisë të zgjedhjeve, janë trajtuar mirë.

Kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi dhe shefi i Misionit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac janë pajtuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Misionit të EULEX-it, në funksion të fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit dhe avancimit të gjithëmbarshëm të proceseve zhvillimore në Republikën e Kosovës.
Shtuar më 10/01/2011, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori