"Njerëzit në Vatikan janë të familjarizuar me
kauzën e
Kosovës. Edhe vet Papa Francesku është i mishëruar me
kauzën tonë, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi. Mund të them që Selia e Shenjtë do ta njohë pavarësinë tonë në një të ardhme jo të largët”, ka thënë
Thaçi.
Presidenti i
Kosovës, Hashim
Thaçi, në Zona e Debatit ka ripërsëritur se pret njohjen e mëvetësisë së vendit nga Selia e Shenjtë në një të ardhme të afërt, por pa dhënë ndonjë afat kohor.
Ai ka thënë se njerëzit në Vatikan janë të njoftuar me çështjen e
Kosovës, duke shtuar se për të forcuar raportet ka ftuar, për të dytën herë, Papa Franceskun që ta vizitojë Kosovën, gjë e cila pret të ndodhë.
“Kosova e ka traditën e vet të bashkëpunimit me Selinë e Shenjtë. Njerëzit në Vatikan janë të familjarizuar me
kauzën e
Kosovës. Edhe vet Papa Francesku është i mishëruar me
kauzën tonë, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi. Mund të them që Selia e Shenjtë do ta njohë pavarësinë tonë në një të ardhme jo të largët”, u shpreh Presidenti
Thaçi.
“Mua më është thënë që e kanë shikuar mundësinë e njohjes qysh në valën e parë, por tani kanë mbetur që ta gjejnë kohën më të mirë për ta bërë këtë gjë. Unë e kam ftuar dy herë Papa Franceskun që ta vizitojë Kosovën dhe besoj që këtë gjë do ta bëjë”. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2017,
ora 22:02