Thaçi; Vuçiq viziton veriun për zbatimin e marrëveshjes
Hashim Thaçi
Angazhimi dhe roli i qeverisë serbe në zbatimin e marrëveshjes mirëpritet nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij, roli i saj është e rëndësishëm për pjesën veriore të Kosovës, ku autoritet kosovare nuk kanë qasje.

Vizita e paralajmëruar e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiq në komunat veriore të Kosovës për javën e ardhshme, sipas kryeministrit Thaçi është në funksion të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.

Thaçi është shprehur i bindur se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të zbatohet në tërësi.

“Këto angazhime janë në kuadër të lehtësimit dhe bindjes së serbëve në veri që kjo marrëveshje është zgjidhja e vetme për të ardhmen e tyre. Prandaj, ne duhet të jemi inkurajues për të gjithë akterët që mund të ndihmojnë në bindjen e njerëzve për ta pranuar marrëveshjen”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2013, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori