Thaçi –Vuçiq: Flasim për taksën, dhe vazhdimin e dialogut
Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar sot në Munih se marrëveshja finale do të rezultojë më njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe pranimin e vendit tonë në OKB, ndërkohë që ka kërkuar që procesi i dialogut në Bruksel duhet të vazhdojë pa kushte, shkrua Albeu.com
“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë komplikuar. Kemi probleme të vjetra njëqindvjeçare të armiqësisë dhe periudhës së freskët të luftës në Kosovën në vitin 1999. Ka pasur 20 mijë viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë dhe askush nuk është dënuar për këtë. Populli i Kosovës ka vuajtur shumë për shkak të spastrimit etnik”, tha presidenti Thaçi.

Ai ka folur edhe për marrëveshjent e arritura deri më tani në Bruksel për të cilat tha se shumica janë implementuar.
Ndërkohë që pala serbe kushtëzon vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës ndaj mallrave serb.

Vuçiq tha se zgjidhja për Kosovën do të jetë kompromisi, kuasnjëra palë nuk do të fitojë, por të jetë ‘win-win’.

“Serbia nuk ka reaguar fare dhe nuk kemi marrë masa reciproke, por ajo që përballemi me platformën e dialogut nga e ashtuquajtura Qeveria e Kosovës, e cila kushtëzon që Kosova duhet të mbrojë integritetin e saj territorial dhe në të njëjtën kohë Serbia duhet të njohë Kosovën”, tha Vuçiq, duke shtuar se politikanët kosovarë ‘janë jashtë realitetit’.

“Ne do të bëjmë më të mirë për gjetjen e kompromisit, që nuk do të paraqesë kapitullimin e njërës palë, në këtë rast kapitullimin e Serbisë”, porositi presidenti Vuçiq, duke shtuar se janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun pas heqjes së taksës ndaj mallrave serbe. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori