Thaçi vlerëson kontributin e shqiptarëve të SHBA-së
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë takimit që zhvilloi mbrëmjen e djeshme me shqiptarët në New York, ka vlerësuar kontributin e shqiptarëve të SHBA-së.

"Pa shqiptarët e Amerikës, Kosova nuk do ta kishte lirinë e plotë. Ata lobuan fuqishëm për pavarësinë e Kosovës nga Shtëpia e Bardhë në Uashington, në New York e në gjithë administratat e SHBA-së", ka deklaruar Kryeministri Hashim Thaci, në festimin e 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, të organizuar në New York.

Kryeministri Thaçi vizitoi SHBA-në pasi ishte i ftuar të merrte pjesë në Konferencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në fjalimin e tij gjatë konferencës Thaçi i kërkoi vendeve që akoma nuk e kanë njohur Kosovën që të marrin ketë hap dhe të bashkohen me botën demokratike. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2014, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori