Kryeministri Hashim Thaçi viziton të mërkurën SHBA-në ku pritet të takojë zyrtarë të lartë të Administatës
amerikane dhe të OKB-së. Ai do të takojë me Sekretaren
amerikane të Shtetit Hillary Clinton ndërkaq të enjten me zv/presidentin Joseph Biden.
Vizita e tij i ka prishur agjendën presidentit serb Boris Tadiq, i cili këto ditë gjithashtu pritej të qëndrojë për vizitë në Uashington.
Kryeministri Hashim Thaçi sipas të gjitha gjasave do të takohet më 6 prill me Presidentin amerikan, Barack Obama.
Përveç takimeve me zvendëspresidentin dhe shefen e diplomacisë
amerikane, Thaçi do të takojë edhe udhëheqës të departmenteve të Mbrojtjes, të Tregtisë, të Agjencisë
Amerikane për Zhvillim ndërkombëtar, (USAID) si dhe me anëtarë të Kongresit Amerikan, senatorë dhe kongresistë.
Në këtë vizitë
kryeministri shoqërohet edhe nga Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku. Ai do të ketë edhe një vizitë në Denver të Colorado-së ku do të mbajë dy ligjërata në dy universitete. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012,
ora 10:39