Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ashtu sikurse kishte premtuar i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të Kosovës, përmes video-aplikacionit, “Shkruaj Thaçit”.
Një nga pyetjet e qytetarëve ishte: Çfarë do të bëhet në lidhje me problemin e
veriut? A do të zgjidhet shpejt?
Thaçi i'u përgjigj pyetjes duke thënë se së shpejti veriu i vendit do të funksionojë si e gjithë Kosova.
Sipas Thaçit, puna në normalizimin e pjesës së
veriut ka filluar me aksionin e 25 korrikut të vitit 2011 dhe do të përfundojë me marrëveshjen për gjyqësorin.
Thaçi përgjigjen e tij e ka publikuar edhe në profilin e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2014,
ora 10:31