Thaçi uron për Kurban Bajramin
Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, kryeministri Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka vizituar të dielen Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Fahrush Rexhepi.

“Edhe një herë dëshiroj që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal t'i uroj të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit, këtë festë të solidaritetit, të mirëkuptimit të ndihmesës ndaj njëri- tjetrit”, tha kryeministri Thaçi.

“Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet shembull i tolerancës fetare, politike e qytetare. Në këtë drejtim, Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Prandaj, edhe sot uroj të gjithë qytetarët, besimtarët e fesë Islame të Kosovës dhe të gjithë myslimanët kudo që janë për festën e tyre, me urimin e rritjes së solidaritetit, vëllazërisë ndaj njeri tjetrit, e në të njëjtin kohë mesazhit të paqes dhe të mirëkuptimit”, teksoi kryeministri Thaçi.

“Unë jam sot këtu për të uruar të gjithë besimtarët, e në të njëjtën kohë për të kujtuar të gjitha ata që sot neve na mungojnë, për t'i kujtuar me lavdinë dhe krenarinë më të madhe. Çdo herë që gjendemi në Bashkësinë Islame të Kosovës marrim energji të reja për punë të reja, për punë më të mbara dhe më të mira”, tha për fund, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
Shtuar më 06/11/2011, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori