Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e
Paqes, 12 qershorin.
Ai tha se 15 vjet nga Dita e
Paqes,
Kosova ka përpara një rrugë të gjatë reformash, për të implementuar në terren Misionin e Ri- zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të shtetit të Kosovës.
“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, me krenari të veçantë kujtojmë sakrificën e të gjithë dëshmorëve të lirisë, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencën e të gjithë brezave të qytetarëve tanë, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me rastin e Ditës së
Paqes, në emër të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të Republikës shpreh falënderimin e thellë për fushatën e bombardimeve të NATO-s, si intervenimin më të suksesshëm ushtarak dhe humanitar në fund të shekullit njëzet. Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e shtatë të Pavarësisë, duke konsoliduar institucionet e veta demokratike, e vendosur dhe e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO", ka thënë Thaçi.
Sipas tij,
Kosova ka hyrë në rrugën e përmbushjes së reformave dhe se kjo rrugë do të shkojë deri në fund. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2014,
ora 10:38