Thaçi uron Kurban Bajramin
Kryeministri Hashim Thaçi ka uruar myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Festa e Kurban Bajramit e lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, i bashkon ata, ngrit ndjenjat e solidaritetit ndër-njerëzor dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme. Festa e Kurban Bajramit e gjen Kosovën në rrugën e konsolidimit të mëtejmë të shoqërisë së lirë dhe demokratike, drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim feje dhe etnie, ku respektimi i të drejtave dhe lirive njerëzore janë kushte themelore të demokracisë së shtetit tonë të ri", tha Thaçi në urimin e tij.

Hashim Thaçi ka shtuar se në këtë ditë kujtojmë gjakun e martirëve të lirisë, nderojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve, të cilët janë bazamenti i një shteti demokratik dhe të qytetëruar. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2014, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori