Thaçi uron kryeministrin e ri të Turqisë
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi e ka uruar kryeministrin e ri të Turqisë, Ahmet Devotoglunë.

“Urova mikun tim dhe të Kosovës, Ahmet Davutoglu, për pozitën e re të Kryeministrit të Turqisë. Shteti turk është partner strategjik i Kosovës si anëtar i NATO-s dhe investitor serioz dhe qeveria e Kosovës mirëpret bashkëpunimin me kryeministrin e ri i cili ka njohuri të thella për Ballkanin. Bashkëpunimi ynë është i bazuar në kornizat e integrimeve Euro-Atlantike dhe marrëdhëniet historike në mes dy popujve”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Devotoglu ka qenë ministër i Jashtëm i Turqisë dhe tashmë është zgjedhur në pozitën e kreut të qeverisë së shtetit turk. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori