Presidenti i Kosovës, Hashim
Thaçi, ka uruar shqiptarët për 28
Nëntorin, që, sipas tij, është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
“Është 28
Nëntori i Skënderbeut. Është 28
Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Shumë atdhetarë dhe veprimtarë tanë kanë dhënë jetën për 28
Nëntorin dhe Flamurin Kombëtar”, ka shkruar Thaҫi në Facebook.
Ai më tutje ka thënë që kjo është dita e të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden dhe se ndihet i lumtur që këtë ditë do ta festojë me bashkatdhetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shtuar më 28/11/2018,
ora 11:09