Thaçi: Unë e dhashë urdhërin për arrestimin e 40 personave
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se ka atorizuar mbrëmë gjatë orëve të vona të natës nisjen e një operacioni policor, për të ndaluar të gjithë ata persona që kanë luftuar në Siri dhe në Irak.

Thaçi ka folur për "Wall Street Journal" lidhur me fenomenin e esktremizmit fetar në Kosovë dhe për punën që po bëjunë institucionet për të ndalur këtë fenomen.

"Megjithatë, disa janë ndikuar edhe nga disa imamë, të cilët së fundmi janë kthyer nga Lindja e Mesme”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri ka shtuar se Kosova po bashkëpunon ngushtë me Turqinë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian për të parandaluar qytetarët e Kosovës për të shkuar në luftërat në Siri dhe në Irak. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori