Kultivonte lëndë narkotike dhe i mbronte me armë gjahu, arrestohet 19 vjeçari në Bulqizë (FOTO LAJM)

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 19-vjeçar, për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas uniformave blu është prangosur L. Xh., 19 vjeç,  banues në Bulqizë, pasi dyshohet se është  autori i kultivimit të disa bimëve narkotike në vendin e quajtur   ‘Lugu i Menës’.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të vendit të ngjarjes u gjet e fshehur dhe u sekuestrua një armë gjahu që 19-vjeçari e posedonte pa leje dhe 2 telefona celularë

NJOFTIMI I PLOTË:

Në Bulqizë goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në një zonë pyjore në Fushë-Bulqizë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 19 vjeç,  banues në Bulqizë, pasi dyshohet se është  autori i kultivimit të disa bimëve narkotike në vendin e quajtur   ‘Lugu i Menës’.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të vendit të ngjarjes u gjet e fshehur dhe u sekuestrua një armë gjahu që 19-vjeçari e posedonte pa leje dhe 2 telefona celularë.


Shtuar 31.08.2021 10:02