Thaçi u takua me ambasadorët e vendeve të Quintit
Kryemiministri i vendit Hashim Thaçi së bashku me koordinatorin për bisedime Blerim Shala është takuar ditën e sotme me ambasadorët e vendeveQuintit.

Këta të fundit janë njoftuar për marrëveshjet e arritura së fundmi nga Kosova dhe Serbia për energjinë dhe telekomin. Në këtë takim është thënë se marrëveshja është një hap përpara drejt zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.

Zyra e Kryeministrit njofton se ambasadorët e vendeve të Quint-it vlerësuan lartë përkushtimin e Kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, posaçërisht për arritjen e dy marrëveshjeve të fundit. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori