Thaçi u kënaq duke shëtitur, edhe në sport nuk le radhë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se përfaqësohemi i shtetit tonë në Lojërat Olimpike Dimërore është dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai në facebook ka shkruar se ishte një parakalim madhështor i ekipit olimpik me Flamurin e Kosovës në Pyeongchang të Koresë së Jugut, para miliona teleshikuesve nga mbarë bota.

“Kjo është hera e parë në historinë e shtetit tonë, që përfaqësohemi në Lojërat Olimpike Dimërore. Është dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkë me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, dy vjet më parë në Olimpiadën e Rios”, ka shkruar ai.
Shtuar më 09/02/2018, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori