Thaçi: Trepça, pasuria jonë nacionale
Hashim Thaçi ka shkruar një status në Facebook lidhur me Trepçën, duke thënë se ky vend është pasuri për Kosovën.

Ai ka shtuar se qeveria ka bërë dhe do të bëjë gjithçka është e mundur që pasuria minerale të mund të shfrytëzohet maksimalisht në mënyrë eficente.

Ja çfarë shkruan Hashim Thaçi

Për shfrytëzimin e pasurive minerare, Qeveria e Kosovës do të aplikojë një qasje më strategjike. Vendimi për të ardhmen e Trepçës do të bazohet mbi strategji konkrete, që reflektojnë interesat ekonomike dhe shtetërore të Kosovës dhe në seancën e ardhshme të Kuvendit do të shqyrtohet edhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe më pas kjo ndërmarrje do të hiqet prej kompetencave AKP-së.

Minatorët tanë kanë shkrirë shumë vite punë në shkritoret e Trepçës, duke u bërë motorë të ekonomisë dhe ajo që më së paku mund të bëjmë për ta është t’i garantojmë se Trepça ka qenë dhe do të mbetet pasuri e jona nacionale, por atraktive edhe për partneritet strategjik me investitorë të huaj. HTH./albeu.com/

Shtuar më 14/01/2015, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori