Thaçi tregon a do të vij Bush në Kosovë
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se është duke u bërë punë e madhe në organizimin e festës së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në të gjitha dimensionet.

Ai ka shpjeguar se një ekip i gjerë është duke punuar në këtë drejtim, por nuk ka përmendur emrat e figurave eminente që mund të jenë pjesë e këtij organizimi.

“Ka një komision për të organizuar kremtimin e festës së pavarësisë që do të zgjasë për dhjetë ditë. Do të vijnë personalitete nga bota, nga SHBA-ja dhe BE-ja. Jam i bindur se do të jetë kremtim dinjitoz, i respektit dhe unitetit qytetar të Kosovës”.

“Do të ketë ndarje të çmimeve edhe për personalitete të botës, por edhe për personalitete me kontribut të veçantë në vend – ekipi negociator në Rambuje, nga Shtabi i Përgjitshëm i UÇK-së, komandantë zonash, Ekipi i Unitetit, sportistë të ndryshëm, aktivistë nga diaspora”.

“Ka një numër të madh personalitetesh botërore që janë ftuar. Se kush do t’i përgjigjet ftesës, tash nuk mund të flas me emra”.

Kosova ka qenë e bekuar që ka pasur vazhdimisht mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti George W. Bush në qershor të vitit 2007 e pati thënë qartë se Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur. Ne jemi në kontakt me të. Ai edhe nëse nuk vjen, do të na drejtohet me një video”. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2018, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori