Thaçi thotë se nuk do të ketë ndryshim kufijsh
Hashim Thaçi
Serbia ka pasur pretendime territoriale ndaj Kosovës, megjithatë nuk ka rezultuar e suksesshme. Kështu është shprehur kryeministri Hashim Thaçi, në një intervistë për televizionin boshnjak, BHT1.

“Tani kemi Marrëveshjen e 19 prillit me Serbinë. Kosova është sovrane dhe e pavarur, me integritet territorial të pranuar ndërkombëtarisht. Askush nuk mund të aspirojë të ndryshojë kufijtë e rajonit",-ka thënë Thaçi.

I pyetur nëse Serbia do të jetë e gatshme të pranojë pavarësinë e Kosovës, Thaçi ka thënë se për momentin, është e rëndësishme të punohetnormalizimin e marrëdhënieve, ndërsa do t’i vijë koha edhe njohjes.

“Tani duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen, sesa për të penguar njëri-tjetrin”, ka thënë Thaçi, për të shtuar se bisedimet në Bruksel i kanë ndihmuar shumë edhe Kosovës, edhe Serbisë, si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2013, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori