Thaçi: Të votohet buxheti i vitit të ardhshëm
Hashim Thaci
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë buxhetin për vitin 2011, pavarësisht përplasjeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri gjatë një vizite në Ferizaj, me ç’rast pa nga afër punën në fabrikën “Vegëltorja” shprehu besimin se deputetët, megjithatë zhvillimet e fundit do ta votojnë projektbuxhetin, pasi ata, siç tha Thaçi, janë zgjedhur nga populli për ta zhvilluar vendin e jo për t’i bllokuar proceset.

Kryeministri Thaçi, përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se nuk ka ndërmend të përzihet në punën e Kuvendit, i pyetur se cili do të jetë qëndrimi i tij, nëse Strategjia e privatizimit të PTK-së, kthehet në Kuvend. (albeu.com)
Shtuar më 16/10/2010, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori