Thaçi: Të rinjtë tanë u vranë pabesisht
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se sot kujtohen të rinjtë e vrarë në armatën jugosllave, pasi ata u vranë tradhtisht.

Presidenti në akademinë përkujtimore me rastin e 26 vjetorit të vrasjes së Jetullah Deskut në ish-APJ, deklaroi se vrasjet e tjera si e Jetullahut, varrosen idenë se populli jonë mund të jetojë nën Serbinë.

“Vrasja e birit tuaj ishte e rënd për ju dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, por ajo që tregoi madhështinë tuja ishte qëndrimi juaj, ku dërguat mesazhin e pajtimit. Ju refuzuat që armata jugosllave të marr pjesë në varrimin e djalit tuaj, fajtori kryesor i krimit, ju me qëndrimin tuaj treguat që ajo nuk ishte vetëvrasje por vrasje”, deklaroi Thaçi./Albeu.com/
Shtuar më 18/05/2016, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori