Thaçi takon në Tiranë kryeministrin Rama
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook.

Thaçi u shpreh se gjatë takimit është biseduar rreth interesave të shqiptarëve.

“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, shkuan Thaçi.

Thaçi është duke qëndruar në Tiranë pasi mori pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë.

Shtuar më 18/11/2019, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori