Thaçi takon Dole
Në vijim të vizitës së tij në Uashington, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi sot ish-senatorin e njohurm mikun e Republikës së Kosovës, Bob Dole.

Thaçi gjatë takimit me Dole i shprehu atij respektin e madh që gëzon senatori Dole nga populli i Kosovës.

Ish-senatori Dole ishte njëri ndër zyrtarët e parë të lartë amerikan, që filloi të angazhohet për çështjen e Kosovës, dhe ishtë njëri ndër promotorët më aktivë të çështjes dhe kauzës tonë kombëtare, posaçërisht në luftën për sensibilizimin e opinionit amerikan dhe administratës amerikane, sidomos në fundin e viteve te tetëdhjeta dhe fillimin e viteve të nëntëdhjeta, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Ndersa Senatori Dole theksoi se vazhdon të qëndrojë afër popullit të Republikës së Kosovës dhe krenohet me arritjet që janë bërë në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2012, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori