Thaçi takohet me Merkel, nuk jep asnjë gjë të re për fatin e dialogut
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Thaçi përmes profilit të tij në Twitter, ka thënë se me kancelaren Merkel kanë biseduar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne u pajtuam se përkrahja gjermane është përcaktuese për këtë marrëveshje dhe për anëtarësimin tonë në BE’, ka shkruar ThaçiTwitter.
Shtuar më 11/11/2018, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori