Zbulohen tifozët me pagesë në Katar, e pranojnë se kanë marrë para dhe nuk e njohin futbollin (VIDEO)

Prania e tifozëve që kanë futur para në xhepa nga organizatorët për të mbushur stadiumet në Katar duke mbështetur ekipe specifike me të cilat nuk kanë as më të voglën lidhje me futbollin

Një TikToker shkoi në ndeshjen e parë të Brazilit dhe filloi t’u bënte pyetje tifozëve “të paguar”, të cilët ishin kryesisht nga India apo Bangladeshi.

Të gjithë ata nuk kanë ngurruar të pranojnë në kamera se kanë marrë para për të mbështetur “seleção”, madje njëri ka rrëfyer se normalisht është tifoz i Argjentinës por ka ndryshuar mendje për shkak të parave.

Më pas TikToker pyeti ‘brazilianët’ për lojtarin e tyre të preferuar, duke marrë të njëjtën përgjigje nga të gjithë: ‘Neymar’. Njëri, në fakt, u justifikua duke thënë se “… të them të drejtën, sporti im i preferuar është kriket, jo futbolli. /G.D albeu.com/

@jonbernardk World Cup Fake Fans | Brazil ?? @AiiMS Group #worldcup #aiims #brazil ♬ original sound – Jon-Bernard Kairouz