‘Flasim arbërishten e Skëndërbeut’. Grupi ‘Shega’-Ermalit: Ku e ke rakinë?

“Shega”, grupi muzikor i formuar nga 4 të rinj të cilët vijnë nga Hora e Arbëreshëve në Tiranë për të performuar për herë të parë në Festivalin e Këngës këtë vit. Ata ishin të ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku treguan rrugëtimin e tyrë drejt Shqipërisë dhe lidhjen që kanë me atë vendin tonë. Siç dihet, arbëreshët prej 5 dekadash jetojnë në Siçili dhe kanë arritur të ruajnë traditat, kulturën dhe gjuhën e vjetër. Djemtë shprehën se kjo gjuhë flitet mes familjarëve dhe miqve, përtej italishtes që e kanë mësuar për t’ju përshtatur jetës në shtetin fqinj.

“Unë kam studiuar pak shqipen, por ata flasin arbërishten e Skënderbeut. Nuk e zgjodhëm këtë gjë, ndodhi. Është një mrekulli antropologjike dhe uk mund të shpjegohet se si arbëreshët kanë rezistuar edhe në epokën e globalizimit.” – tha Giorgio Fusco për Abc News.

Por pjesëmarrja e tyre është krej rastësore në festival, madje ata shprehin se nuk e synojnë fitoren por thjesht t’ja kalojnë mirë dhe të bëjnë një eksperiencë të këndshme.

“Ka qenë një sugjerim nga disa shokë këtu në Shqipëri. Kemi bërë këtë verë një album dhe e kemi promovuar këtu në Shqipëri. Ne kishim një këngë gati, një këngë shpirti. Dhe thamë pse mos të provojmë. Jemi shumë të lumtur të marrim pjesë në festivalin e këtij viti.” – shprehu vokalisti i grupit.

“Shega” në albumin e tyre kanë vetëm këngë me tekste në gjuhën e arbëreshëve. Për ta, kjo është veçantia e bandës dhe ajo më të cilën krenohen.

Giorgio Fusco, Saverio Guzzetta, Alessandro Ferrantelli, dhe Giorgio Ciulla dhe të performojnë për herë të parë në sallën e Pallatit të Kongreseve këngën “Një” duke u bërë kështu grupi i parë arbëreshë që merr pjesë në festivalin më të madh të muzikës në vend. Gjatë bisedës ata me shaka i kërkuan Ermalit pije tradicionale dhe ky i fundit i solli LIVE disa teke raki. Me raki rrushi e muzike shpirti, ndiqni bisedën në Youtube.


Shtuar 22.12.2021 18:27