Thaçi takohet me Jahjagën
Përpara se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi të nisej për në Bruksel është takuar me presidenten e vendit Atifete Jahjaga, të cilën e njoftoi për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Në takimin që patën dy zyrtarët e shtetit është biseduar edhe për zgjedhjet komunale. Në lidhje me to kryeministri Thaçi ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në një ditë dhe do të përcaktohen qartë implementimi i policisë, drejtësisë dhe çështjet e përcaktuara qartë duke funksionuar në harmoni me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës.

Sipas kumtesës së Presidencës, Jahjaga i dha mbështetjen e plotë institucionale kryeministrit të Kosovës për gjithë procesin e dialogut, duke theksuar se marrëveshja e arritur dhe zbatimi i saj është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2013, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori