10 transferimet më të shtrenjta deri më tani këtë verë

Tregu lëviz dhe tashmë ka shumë skuadra që kanë bërë blerje të mëdha.

Deri më tani dhe gjithmonë duke marrë parasysh shifrat zyrtare, transaksioni më i shtrenjtë ka qenë ai i Aurelien Tchouameni, i cili nga Monako ka kaluar te Real Madrid përr 80 milionë euro.

Më pas shfaqet Darvin Nunez, i cili përforcon sulmin e Liverpool-it pas largimit të Mane te Bayern Munich dhe ka një kosto prej 75 milionë eurosh.

LISTA E TRANSFERTAVE MË TË SHTRENJTA TË VERËS DERI MË TANI

  • Aurelien Tchouameni – Nga Monaco në Real Madrid – 80 milionë
  • Darwin Nunez – Nga Benfica në Liverpool – 75 milionë
  • Erling Haaland – Nga Dortmundi në Manchester City – 60 milionë
  • Federico Chiesa – Nga Fiorentina në Juventus – 40 milionë
  • Nuno Mendes – Nga Sporting  në PSG – 38 milionë
  • Fábio Vieira – Nga Porto në Arsenal – 35 milionë
  • Nayef Aguerd – Nga Rennes në West Ham – 35 milionë
  • Brenden Aaronson – Nga Salzburgu në Leeds – 33 milionë
  • Sadio Mane – Nga Liverpool në Bayern Munich. 32 milionë
  • Diego Carlos – Nga Sevilla në Aston Villa – 31 milionë. /albeu.com/