Presidenti i Kosovës, Hashim
Thaçi në ditën e shugurimit të
Katedrales Nëna terezë në Prishtinë, ka thënë se shqiptarët sot festojnë
dyfish.
“Një vjet më parë, mora pjesë në ceremoninë e
shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Francesku, në Vatikan. Si simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin. Sot po festojmë
dyfish: njëvjetorin e
shenjtërimit të Shën
Terezës dhe shugurimin e
Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj”, ka shkruar
Thaçi në llogarinë e tij në “Facebook”.
Shtuar më 05/09/2017,
ora 12:24