Thaçi sot përfaqëson Kosovën në Berlin
Pëlqej
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi sot niset për në Berlin për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ai e njoftoi dhe dje nisjen drejt Berlinit.

Ja çfarë shkroi dje Thaçi për pjesëmarrjen në samit

Sot po nisem për në Berlin për të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Kancelarja Merkel me pikënisje shënimin e përvjetorin e njëqindtë të Luftës së Parë Botërore.

Përqëndrimi ynë është në ekonomi dhe Qeveria e Kosovës e ka në fokus të prezantimeve dhe bisedave krijimin e vendeve të reja të punës dhe investimet gjermane.

Do të jetë mundësi e jashtëzakonshme që së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të diskutojmë për të sotmen dhe ardhmen e përbashkët, e cila varet në tërësi nga realizimi i vizionit dhe objektivit tonë për t’u bërë pjesë e familjes europiane, BE-së dhe NATO-s.

Shtetet tona respektive mbajnë barrën kryesore dhe varësisht nga efikasiteti i reformave përmbajtësore e sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit. Kjo përcakton edhe dinamikën e anëtarësimit tonë në BE./albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori