Thaçi sot në Vatikan
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot drejt Vatikanin, ku mësohet se do të takohet me kardinalë dhe kryepeshkopë të selisë së Kishës Katolike.

Sipas njoftimit nga Ministria e Jashme e Kosovës, Thaçi do të takojë presidentin e Këshillit Papnor të Selisë së Shenjtë për Familjen dhe peshkopin emeritus të dioqezës "Terni Narni Amelia" në Itali, Vincenzo Paglia.

Pjesë e takimeve të Thaçit në Vatikan do të jetë dhe sekretari për Marrëdhënie me Shtetet në Vatikan, Paul Gallagher dhe pas tij edhe prelatin katolik dhe kardinalin që shërben aktualisht si president i Komisionit PapnorVatikanit, që njëherësh është edhe kryetar i Governorates së Vatikanit, Giuseppe Bertello. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori