Djegia e mandateve, Ilir Meta: Ishte e qëllimshme nga Basha dhe Rama

Këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë” në News24, ish-presidenti dhe aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli për djegien e mandateve duke e cilësuar si gabim fatal me pasoja të rënda.

Ai u shpreh se kjo ishte e qëllimshme nga Lulzim Basha dhe Edi Rama për të bërë LSI të digjte mandatet, pasi nëse kjo e fundit nuk do ta bënte, as PD nuk do ta kishte bërë.

Pjesë nga biseda në studio me gazetaren Nisida Tufa:

Si ishte kalimi nga President në kryetar i PL? Duket sikur nuk kishte pushim….

 

 

Ilir Meta: Ç’pushim zeza mund të kishte në atë situatë që ishte dhe është vendi ynë, nga pikëpamja ekonomike, sociale, politike… është një situatë ulëritëse dhe nuk mund të harxhoja asnjë sekond, isha betuar në Kushtetutë për afatin kushtetues që u respektua me rigorozitet

Djegia e mandateve

Përgjegjësi ekskluzive e PD djegia e mandateve, por nuk ka justifikim për ish-drejtuesit e LSI, aq më tepër Kryemadhin dhe Vasilin i kam paralajmëruar nga Gjermania dhe u kam thënë që mos e besoni Bashën se është i shitur. Pasojat shumë të rënda për vendin, fakti që sot kemi 0 këshilltar në bashki, a ka gjë më të rëndë për të mbrojtur qytetarët në shkeljen e të drejtave të tyre, dhe a ka mbështetje më të madhe për të dhënë skizofrenisë së Ramës për t’i dhënë pushtet dhe për të shtypur qytetarët, ja këtë e bëri opozita.

Çfarë bëri mirë Kryemadhi në drejtimin e LSI?

Meta: Duhet të jemi të sinqertë, Monika është një makineri e tërë organizative, njerëzore, frymëzuese, motivuese, dhe ka qenë një politikane e spikatur, ajo ka historinë e saj të pavarur nga unë, saç sillte ajo gjimnazistë nga Tirana, nuk sillnin gjithë të tjetër nga gjithë Shqipëria. Ra viktimë e një besimi të marrë ndaj Lulzim Bashës, dhe ky është çmimi që ka paguaj jo vetëm ajo por një forcë e tërë politike dhe gjithë Shqipëria, sepse jam i sigurt që nëse LSI nuk do t’i digjte mandatet, as PD nuk do t’i digjte. Ajo ishte e qëllimshme nga Basha dhe Rama që LSI të digjte mandatet dhe të krijohej një polarizim artificial, për të më shkarkuar dhe mua më pas, për të marrë gjykatën kushtetuese dhe për ta defaktorizuar LSI duke e nxjerrë në rrugë, dhe Basha ishte i qartë dhe nuk donte të futej në zgjedhje se ishte i kushtëzuar nga Rama dhe kur i shtyva zgjedhjet lokale dhe ora dhe kosto të caktuar për hir të shmangies së një konfrontimi dhe kërkesës nga Bundestagu… një zhvillim dramatik me pasoja të rënda për vendin.