Thaçi : Situata është e qetë
Komandantit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës
Nehat Thaçit nuk i kanë bërë aspak përshtypje deklarata e përfaqësuesve të strukturave paralele në veri të Kosovës.

Sipas Thaçit, situata është relativisht e qetë, madje ka disa kohë që nuk ka pasur ndonjë incident madhor.

Situata është relativisht e qetë. Është bërë kohë e gjatë që nuk kemi pasur ndonjë incident madhor. Nuk ka kurrë të bëjë ajo deklaratë me realitetin”, ka thënë Thaçi për Telegrafin.

Ai ka folur për mundësinë e ndryshimit të planit të veprimit pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel.

“Ne e kemi Planin e Veprimit qe një kohë të gjatë. I kemi edhe tri plane që i aktivizojmë në bazë të situatës në terren. Kjo është mënyra jonë e funksionimit. Brenda nesh ka lëvizje të shpeshta, lëvizin njerëzit prej regjionit në regjion dhe prej stacionit në stacion. Për neve nuk është problem kjo punë rreth funksionalitetit”, ka thënë Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2013, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori