Thaçi siguron që nuk do të ndahet Kosova
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo mbajti edhe një konferencë për media, ku në fokus të veçantë pati fazën finale të dialogut Kosovë - Serbi.

Së pari Thaçi ka falënderuar partitë politike dhe shoqërinë civile që janë pro fazës finale të dialogut, pastaj ka theksuar e riktheksuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

Ai tha se një gjë e tillë as nuk do të diskutohet e lëre më që dikush të tentojë ta realizojë këtë ndarje.

Ditë më parë, teksa ka kërkuar mbështetjen e partive poliitke për dialogun ai ka frikësuar opinionin se në bisedime s'ka vija të kuqe duke mos u shfaqur decidiv as kundër ndarjes. Por, sot ka folur më ndryshe.

“Si president i vendit siguroj se nuk do të ketë forcë që do të na detyrojë të diskutojmë për ndarjen e Kosovës”, tha Thaçi në konferencë.


Shtuar më 31/07/2018, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori