Thaçi siguron Mogherinin: Do të bëjmë gjithçka për të zbardhur vrasjen e Ivanoviçit
Presidenti i
Kosovës, Hashim
Thaçi, e ka siguruar përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, se institucionet përgjegjëse të
Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndriçuar sa më shpejtë vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare "Liri, Demokraci, Drejtësi" në veri e vendit, Oliver Ivanovic.
Përmes një bisede telefonike me përfaqësuesen e lartë të BE-së,
presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë dialogun dhe përpjekjet për normalizim të plotë me Serbinë, thonë Zyra për Informim e presidentit
Thaçi.
Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, gjatë ditës ka telefonuar Presidentin e
Kosovës dhe atë të Serbisë, pas vrasjes së Ivanoviqit në veri të
Kosovës.
Menjëherë pas vrasjes,
presidenti Thaçi i kishte ftuar organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë.
Ai kishte apeluar te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018,
ora 17:17