Thaçi: Si Gjermania edhe Kosova luftoi për liri
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar ribashkimin e Gjermanisë.

Me këtë rast Thaçi ka theksuar se në ditën e bashkimit të Gjermanisë, populli i Kosovës përfundimisht ndau mendjen për të luftuar shtypjen dhe persekutimin sistematik, duke iu bashkuar luftës për liri.

Ky është postimi i plotë:

Sot si 27 vjet më parë, nuk ndodhi vetëm ribashkimi i Gjermanisë, por edhe çlirimi i Evropës nga komunizmi.

Ndodhi riorganizimi i shteteve, duke rilindur një Bashkim Evropian të fuqishëm, që sot ne si popull e aspirojmë.

Në ditën e bashkimit të Gjermanisë, populli i Kosovës përfundimisht ndau mendjen për të luftuar shtypjen dhe persekutimin sistematik, duke iu bashkuar luftës për liri.

Gjermania ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat dhe është partneri më strategjik i Kosovës në Evropë. HTH
Shtuar më 03/10/2017, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori