Thaçi shkon me eskortë në samit ndërsa liderët e fuqishëm duke ecur
Pëlqej
Para 1 ore ka nisur Samiti i Sofjes që ka mbledhur liderët e shteteve evropiane, ku pritet të diskutojnë për shumë tema dhe shqetësime të përbashkëta të tyre. Por, sytë e kamerave janë drejtuar edhe më jashtë në kohën kur liderët po drejtoheshin për në objektin ku do të mblidhen.

E çfarë ra në sy, ishte ecja në këmbë e liderëve të shteteve kryesore të Evropës dhe afrimi me veturë deri tek hyrja e objektit e presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Në disa fotografi të publikuara shihen liderët e Gjermanisë, Francës e Britanisë së Madhe teksa ecin në këmbë nga hoteli ku qëndruan për në objektin ku do të mbahet samiti.

May, Macron e Merkel shihen teksa diskutojnë gjatë rrugës, në kohën kur përcjellen nga bashkëpunëtorët e tyre dhe zyrtarët e sigurimit.

Në anën tjetër, një imazh krejt tjetër vije nga eskorta e presidentit të shtetit të vogël që BE-në akoma e ka vetëm si aspiratë. Presidenti kosovar u afrua me veturën që po e voziste deri në hyrje të ndërtesës, ku edhe u prit nga kryeministri bullgar, Borisov.

Ndryshe, në Samitin e Sofjes bashkë me Thaçin kanë udhëtuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri Behgjet Pacolli. Por, zyrtarisht Kosova përfaqësohet vetëm nga presidenti Thaçi.


Shtuar më 17/05/2018, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori