Thaçi shfrytëzon konferencën e Berlinit për të takuar miqtë e vjetër
Pëlqej
Gjatë vizitës në Berlin, kryeministri Hashim Thaçi ka gjetur kohën për të takuar edhe një nga miqtë e tij të vjetër i cili ka qenë një nga kryenegociatorët që propozuan pavarësinë e Kosovës.

"Gjatë vizitës në Berlin poashtu takova mikun e vjetër, Ambasadorin Wolfgang Ischinger, që ishte një nga kryenegociatorët që propozuan pavarësinë e Kosovës. Ky diplomat me renome globale përshëndeti progresin e arritur në Kosovë që nga 2008. Biseda me te më inkurajoi se jemi në rrugë të mirë për të hyrë në reforma të thella socio-ekonomike dhe integrime Euro-Atlantike. HTH" shkruan Thaçi në profilin e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori