Thaçi sërish flet për takimin e mbrëmshëm me Vuçiçin
Pëlqej
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Paris të Francës ka marr pjesë në promovimin e librit të ri kushtuar atij me titull “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës” me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar nga Bernard Kouchner.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Thaçi fillimisht ka folur për takimin që pati mbrëmë me homologun serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Thaçi theksoi se po vije nga një takim me Vuçiq me të cilin ka diskutuar pikërisht për ndërtimin e paqes mes dy vendeve, duke shtuar se gjendja e konfliktit të ngrirë është e patolerueshme.

“Sot Kosova është njohur nga 116 shtete dhe është anëtarësuar në 200 organizata ndërkombëtare, por mua s’më mjafton vendi vetëm të jetë i lirë, pa u anëtarësuar në NATO dhe OKB. Nuk është e lehtë një shekull konflikt të harrohet kaq lehtë dhe të ndërtohet paqe”, tha Thaçi.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Thaçit:

Ka plotë kritik të këtij procesi qe po mbahet në Bruksel, edhe brenda vendit edhe ndërkombëtar por do të jem më i drejtpërdrejt, cila është alternativa pos paqes dhe marrëveshjes me Serbinë ,lufta, tragjedia, mirëkuptimi, marrëveshja apo ndërtimi i një muri mes Kosovës e Serbisë 300 kilometra?

Po punojmë seriozisht me shumë vështirësi e pengesa, e me mundësi shumë të vogla për arritje të marrëveshjes por jemi të përkushtuar.

Shoh dritë në fund të tunelit, sepse ky është vullneti i popullit tonë pavarësisht zërave në vend.

Edhe rajoni dëshiron paqe në Kosovë e Serbi. Kështu që pres arritjen e marrëveshjes edhe nga ky event ftoj të gjithë njerëzit të na ndihmojnë sepse na duhet ndihma e të gjithëve.

Shpresoj të përmbyllet marrëveshja në të ardhmen e afërt qe nënkupton njohjen reciproke Kosovë-Serbi, njohjen e Kosovës edhe nga pesë vendet e BE-së që se kanë njohur, sepse nëse Serbia e ka njohur Kosovën, askush s’mund të sillet më serb se Serbia, me shpresë që edhe rusi të tërhiqet dhe Kosova të bëhet pjesë e OKB.

Na mbetet të kryejmë punët tona si lider, pres një vëllim të dytë të veprës pas kryerjes së punëve tona, pastaj të falënderoj për durimin tuaj në bisedat e mia të gjata, që s’kanë qenë edhe të lehta, por u jam mirënjohës për prezantimin e librit, durimin, përkushtimin dhe për durimin që familja juaj ka pas me ju.

Ke bërë një libër që përshkuar një angazhim mbarëkombëtar në Kosovë.
Shtuar më 09/11/2018, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori