Thaçi: Serbia ka bërë gjenocid por me dialog do ta mbyllim këtë temë
Pëlqej
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka bërë mirë që ka miratuar Rezolutën e dialogut me Serbinë si dhe ekipin negociator.

Ka thënë se me këtë ekip do të përmbyllin kapitullin e errët të gjenocidit serb në Kosovë.

“Andaj, edhe në këtë fazë kam besim se vendimi i Kuvendit do t’ia dalim me sukses dhe do të përmbyllim kapitullin e errët të gjenocidit serb në Kosovë”, ka thënë Thaçi, në një konferencë në aeroport, para nisjes për New York.

“Dje ka qenë edhe votimi në Kuvendin e Kosovës, nga deputetët e pozitës dhe opozitës të një rezolute për një ekip gjithëpërfshirës, duke i krijuar hapësirë edhe shoqërisë civile. Ky dialog do të jetë final me mundësi të një marrëveshjeje të përhershme, me njohje reciproke”, ka shtuar ai.
Shtuar më 16/12/2018, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori