Thaçi: Serbia do ta njohë Kosovën në fund të bisedimeve
Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi është shprehur se në fund të bisedimeve Prishtinë – Beograd, Serbia do ta njohë Kosovën si shtet.

“Në fund të tërë procesit do të kemi pranim të plotë të realitetit, përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës, si pjesë e pandashme e arkitekturës së Ballkanit. Nuk kam asnjë dyshim se po shkojmë në atë drejtim”, ka thënë Thaçi për “Danas”.

Në këtë intervistë dhënë medias serbe, Thaçi ka nënvizuar se serbët janë respektuar nga qeveria e tij dhe iu është dhënë vendi që iu takon.

Sa i përket qeverisë së re, Hashim Thaçi tha se PDK është fituese dhe se ajo do ta udhëheq sërish qeverinë. /albeu.com/


Shtuar më 27/06/2014, ora 00:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori