Thaçi: Serbët dhe shqiptarët nuk janë armiq organikë
Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, aktualisht është në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Ai është shprehur se marrëveshja e arritur në Bruksel nuk nënkupton dorëzimin e Kosovës apo Serbisë, por marrëveshja reflekton mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

Kryeministri Thaçi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan "Sot isha panelist në Konferencën e Sigurisë në Mynhen. Para publikut me liderë botërorë, ministra të jashtëm europianë, senatorë dhe deputetë, media globale dhe udhëheqës ushtarakë, paraqita disa teza ne debat me Baroneshën Ashton dhe Kryeministrin Daçiq, i organizuar enkas për të shënuar suksesin historik të dialogut.

“Paqja nuk arrihet duke evokuar emocione të së kaluarës. Bashkëpunimi i ndërsjellë Kosovë - Serbi është i vështirë emocionalisht, por politikisht dhe praktikisht më se i arritshëm. Faktet e hidhura të konfliktit njëshekullor janë të rënda, por argumentet e së ardhshmes janë më të fuqishme për arritjen e paqes” theksoi Kryeministri Hashim Thaçi.

“Të dy kryeministrat do të fitonin më shumë duartrokitje në kryeqytetet tona nëse nuk do ta arrinim marrëveshjen. Ekziston bindja në Serbi dhe Kosovë por edhe më gjerë se serbët dhe shqiptarët janë armiq “organikë” dhe se kurrë nuk do të mund të bashkëpunojnë. Unë nuk i besoj kësaj logjike. Konflikti ka krijuar një hendek dhe urrejtje të thellë, por unë besoj në fqinjësi të mirë serbo-shqiptare”.

“Marrëveshja nuk është dorëzim i njëri-tjetrit por reflektim për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Çfarëdo arritje e paqes është më e vështirë se fillimi i konfliktit”, ka shkruar në facebook kryeministri Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2014, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori