Thaçi sa shkel në Kosovë kërkon të hiqet taksa ndaj Serbisë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një konferencë për media, i ka dhënë mesazhe të qarta kreut të Qeverisë, Ramush Haradinajt, që duhet të ruhet miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Thaçi ka thënë se Kosova assesi nuk duhet që në sytë e partnerëve të duket si pengues e vazhdimit të dialogut, duke propozuar jo heqjen e taksës, por siç ka thënë presidenti, një pezullim të përkohshëm për t’i hapur rrugë dialogut të Brukselit.

Ai ka thënë se kjo taksë sigurisht që po i shkakton dëme të mëdha Serbisë, megjithatë nuk ka ndonjë çmim i cili mund të paguaj prishjen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në kuadër të qëndrimit dy ditor kemi zhvilluar dhjetëra takime. Kemi pas edhe takime të shkurtra edhe me sekretarin Mike Pomepon. Kam takuar edhe kongresmenin Engel. Ne duhet të vazhdojmë të investojmë fuqishëm për të ruajtur partneritetin strategjik me SHBA-të. Një kultivim i tillë i raporteve, garanton progres e të ardhme të sigurt, anëtarësim në NATO edhe BE, por edhe në OKB.

Ajo që dua të potencoj është që SHBA, sic e ka theksuar Trump, e ambasadorët në Kosovë e në Beograd, është që Kosova duhet të jetë e përgjegjsheme në angazhimet e veta shtetërore, të ruaj partneritetin me shtetet që e kanë ndihmuar gjithmonë, që janë SHBA e BE. Prandaj edhe thirrja e SHBA-së për institucionet e vendit, është që Kosova të kaloj këtë përcepcion të krijuar si pengesë për negociata dhe për arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Që Kosova të tejkalojë këto pengesa, në veçanti pezullimin e taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë në Bruksel”, ka thënë Thaçi para gazetarëve.


Shtuar më 08/02/2019, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori