Thaçi: Rritja e pagave me 25% nuk shkakton inflacion
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pas vendimit për rritjen e pagave me 25 % ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka qenë e kujdesshme dhe efikase me politikat buxhetore.

Thaçi përmes një deklarata ka vendosur të sqarojë opinionin se politika e rritjesrrogave është bërë e studiuar mirë dhe duke marrë në konsiderarë ruajtjen e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë makrofiskale.

Thaçi theksoi se kanë dalë shumë zëra që po përhapin panik në publik me pretendimin se vendimi për rritjen e rrogave me 25 % shkakton inflacion, por sipas tij një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

"Edhe në vitin 2010 kur ritëm rrogat dolën shumë zëra opozitare të cilat deklaruan se rritja e pagave do të shtontenormën e inflacionit. Mirëpo ajo gjë siç e dimë mirë të gjithë nuk ndodhi. Ky fakt dëshmohet në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës dhe ato të FMNsëtë cilat shpjegojnë se në vitin 2010 inflacioni në Kosovë ka qenë 3.5% ndërsa në Eurozonë 1.6", theksoi Thaçi duke shtuar se një parashikim i ngjashëm po qarkullon sërish në media.

"Së pari, Republika e Kosovës në mënyrë unilaterale ka filluar të përdor Euron si mjet dhe kjo ka bërë që Kosova mos të ketë politikë monetare. Prandaj politika e rritjespagave në këtë rast, nuk ka karakter monetar por është thjesht ri-alokim i fondeve. Rritja e pagave nuk nënkupton rritjen e masës monetare në vend, e cila me të vërtetë do të çonte në rritjen e presionit inflacionist.

Së dyti argumenti se rritja e pagave çon vetëm në presion inflacionist nëpërmjet rritjes së konsumit, pra të kërkesës nuk qëndron. Askush nuk mund të thotë sot me siguri se ku do të shkojnë këto të ardhura të shtuara. Një pjesë e mirë e shtesës në rroga mund të shkoj fare mirë për kursim dhe jo për konsum.

Së treti, ekonomia e Kosovës është e varur nga importet prandaj, edhe nëse e tërë rritja e pagave do të shkonte në konsum dhe jo në kursime, për shkak të varshmërisë nga importet,nuk do të mund të kishte ndonjë ndikim domethënës në inflacion. Ne jemi një pikë uji në oqeanin ekonomik të Eurozonës kështu që as që mund të mendohet që rritja jonë e konsumit do të ushtrojë presion inflacionist në vendet Evropiane prej nga vjen shumica e importeve.

Së fundmi dua të theksoj se vendimi për rritjen e pagave ka qenë një vendim i matur dhe është i mbështetur në mundësitë e buxhetit të qeverisë sonë i cili falë politikave efikase ekonomike ështërritur ndjeshëm.

Gjatë këtyre gjashtë viteve të hyrat vjetore të tatimeve dhe doganave janë rritur me 60%. Këtë rritje të të hyrave, ne e kemi përdorur në të kaluarën, dhe do vazhdojmë ta përdorim në të ardhmen, për rritjen e investimeve kapitale publike si dhe për rritjen e pagave", është shprehur Thaçi, dhe shtoi se Qeveria ka qenë e kujdesshme me politikat buxhetore.

"Nuk është rastësi që qeveria ime sot ka borxhin publik më të ulët në Evropë. Prandaj edhe politika e rritjesrrogave është bërë e studiuar mirë duke patur parasysh ruajtjen e stabilitetin dhe qëndrueshmërisë makrofiskale", ka përfunduar Thaçi deklaratën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2014, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori