Thaçi: Roli i SHBA, kyç në demokracinë e vendit
Hashim Thaci
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një ligjëratë që ka mbajtur në Universitetin Denver në shtetin Colorado është shprehur se mbështetja dhe udhëheqja amerikane është e domosdoshme për të siguruar tolerancën, drejtësinë dhe demokracinë.

Sipas gazetës së këtij universitetiThaçi ka folur për nevojën e mëtejme të mbështetjes amerikane për të mënjanuar barrierat që po i vihen Kosovës, për një ekonomi më prosperuese dhe për investime kapitale të biznesit.

“Ne gjithnjë duhet të ritheksojmë rolin e Shteteve të Bashkuara si një vend udhëheqës drejt paqes dhe lirisë, citohet të ketë thënë Thaçi. Duhet të ndërtojmë të ardhmen në mënyrë që të mos na përsëritet e kaluara,” ka thenë ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2012, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori