U rikthye te Tottenham, Bale: Mourinho ishte ai që më bindi

Gareth Bale ka folur pas transferimit te Tottenham Hotspur.

Shtatë vite pasi u largua nga klubi, Bale është kthyer përsëri te Spurs, por vetëm në formë huazimi.

Ylli uellsian ka bërë të ditur se ishte trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ai që e bindi atë të linte Realin për të kaluar këtë sezon me Tottenham.

“Ai (Mourinho) më tregoi për disa pozita ku do të preferonte që të më aktivizonte, dhe unë isha i lumtur me to”, ka thënë Bale.

Bale kthehet në Londrën veriore si një hero i skuadrës, dhe atje do të luajë me fanellën numër 9.


Shtuar 20.09.2020 10:30