“Po qante shumë”, babai shqiptar dhunoi foshnjën, rrëfehet në Prokurori: Ishte “një moment i keq” (VIDEO)

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Greqi, ku 20-vjeçari shqiptar rrahu foshnjen e tij, 4 muajshe.

Sipas raportimeve të mediave greke, avokati mbrojtës i shqiptarit Nikos Angelopoulos ka bërë me dije se shqiptari ka kërkuar falje dhe ka pretenduar se dhuna ka ndodhur si pasojë e “një momenti të keq”.

Sipas tij, babai ka pohuar se nuk ka ditur të përballet me të qarat e fëmijës dhe se tani është në gjendje të keqe.

E ëma, e cila po ashtu u arrestua, është lënë e lirë dhe po ashtu të mërkurën do të dalë në hetuesi. Ata së bashku, përveç dhunës ndaj fëmijës që ndodhet në intubim në spital, po përballen edhe me akuza për mbajtje armësh dhe droge. Pasi gjatë kontrollit në shtëpi, çiftit iu gjet një armë dhe një sasi e vogël hashashi.

Nga ana tjetër, mjekët në spitalin e Fëmijëve e cilësojnë gjendjen e foshnjës si jashtëzakonisht të rëndë dhe “një bixhoz të madh” për t’i shpëtuar jetën. Kjo pasi ka marrë lëndime të mëdha në kokë e gjoks.


Shtuar 26.09.2022 16:33