Thaçi: Qasjet e gabuara marrin peng kosovën
Në vazhdim të fjalimit të tij vjetor para deputetëve, presidenti Thaçi ka thënë se kredibiliteti shtetëror në arenën ndërkombëtare dhe shpejtësia me të cilën i afrohen anëtarësimit në BE dhe NATO, varet kryesisht nga serioziteti ynë në përmbushjen e obligimeve tona shtetërore, transmeton Albeu.com.

“Në këtë aspekt, ne nuk mundemi që në vazhdimësi të drejtojmë gishtin nga BE-ja, NATO-ja apo bashkësia ndërkombëtare duke kërkuar që t’i mbajmë ata fajtorë të vetëm për ngecjet tona. Prandaj, duhet ta ratifikojmë pa humbur kohë marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshje i jep fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Presidenti ka thënë duhet që pa humbur kohë të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse BE-ja dhe shumë shtete tjera partnere janë të zhgënjyera me paaftësinë tonë për të zbatuar zotimet e marra përsipër.

Ai tha gjithashtu se mënyra më e mirë është që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë, pavarësisht faktit se disa shtete kanë bërë progres më të madh në përmbushjen e kritereve për anëtarësim. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2017, ora 19:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori