Thaçi: Pushteti merret me votë jo me revolucion
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me protestën e fundit të paralajmëruar nga opozita është shprehur se; "Pushteti në një vend demokratik merret me votën e lirë të qytetarëve dhe jo me revolucione proletare."

Ndërsa aksionin e djeshëm që partitë opozitare zhvilluan ndaj Gjykatës Kushteturese Thaçi i ka quajtur si shantazh dhe sulm ndaj institucioneve të pavarura të shtetit.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së qeverisë që u zhvillua një ditë më parë ministri Thaçi ka bërë një analizë mbi vizitën e tij të fundit në Kroaci dhe Slloveni, duke i cilësuar si të suksesshme bisedimet me lidërit e këtyre shteteve. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori